Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes 65-vjeçari në Divjakë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes 65-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në Divjakë.

Sipas Policisë s së Shqipërisë, një 65-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe fatkeqësisht ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi 65 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike“, thuhet në njoftimin e policisë.