
Qytetarët e Prishtinës në hall me ndotjen e ajrit
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur.
Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha.
Të premten e 23 janarit, kur u realizuar këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit është ndër kërcënimet kryesore për shëndetin e njeriut.
