QKUK përfundon pastrimin e rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë, duke krijuar ambient më të sigurt dhe të pastër

QKUK përfundon pastrimin e rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë, duke krijuar ambient më të sigurt dhe të pastër

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se ka përfunduar pastrimi i rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë, një hapësirë e cila për një kohë të gjatë ka paraqitur rrezik për pacientët, përcjellësit dhe stafin e QKUK-së, për shkak të pranisë së qenve endacakë dhe elementeve potencialisht keqbërëse.

Me këtë ndërhyrje është eliminuar një zonë e pasigurt dhe e shëmtuar, duke krijuar një ambient më të hapur, më të pastër dhe më të sigurt, si dhe duke mundësuar frymëmarrje më të mirë të hapësirës përreth klinikës.

Në njoftimin për media thuhet we aktiviteti i pastrimit do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të oborrit të QKUK-së, me qëllim të përmirësimit të sigurisë, pastërtisë dhe kushteve të përgjithshme për të gjithë shfrytëzuesit e institucionit.