QKMF-së në Deçan i shtohen edhe dy mjekë
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, i janë shtuar edhe dy mjekë të përgjithshëm, një infermier dhe dy vozitës të ndihmës së parë.
“Së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, Agnesa Vokshi, ju uruam suksese dhe punë të mbarë!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.