Qindra të evakuuar në Turqi si pasojë e zjarreve
Zjarrfikësit po përballen me zjarre pyjore në Izmir të Turqisë për të tretën ditë me radhë, teksa mediat dhe zyrtarët turk thanë se qindra persona të tjerë janë evakuuar gjatë natës.
Helikopterët në ajër dhe pajisjet e tjera kundër shuarjes së zjarrit në tokë janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret, të cilat si pasojë e erërave të fuqishme kanë vazhduar të përhapen mëngjesin e 17 gushtit.
Zarret nisën të enjten dhe shpejt u përhapën në zonat e banuara, për shkak të erërave të fuqishme që arritën deri në 50 kilometra në orë.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 900 banorë në pesë qarqet e prekura janë evakuuar gjatë natës në Izmir.