HomeEkonomiQeveria miraton propozim-vendimet për marrëveshjet e sigurimeve sociale me Austrinë dhe Turqinë

Qeveria miraton propozim-vendimet për marrëveshjet e sigurimeve sociale me Austrinë dhe Turqinë

spot_img

Qeveria e Kosovës ka miratuar dy propozim-vendime të Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, për t’i kërkuar presidentes së Republikës së Kosovës autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

Lajmin e ka bërë me dije ministri Andin Hoti, i cili tha se këto marrëveshje janë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave sociale të qytetarëve që kanë punuar në Kosovë, Austri apo Turqi.

Sipas tij, përmes këtyre marrëveshjeve synohet të krijohet baza ligjore për njohjen dhe bashkërendimin e periudhave të sigurimit, realizimin e të drejtave pensionale dhe mundësinë që qytetarët t’i marrin pensionet në vendin ku jetojnë, pas plotësimit të kushteve ligjore.

Hoti theksoi se, pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, marrëveshjet do të hapin mundësi të reja për qytetarët, veçanërisht për bashkatdhetarët që kanë kontribuar për shumë vite në këto dy shtete.

Lajmet e Fundit

Trepça triumfon në Kroaci, shënon fitoren e parë në FIBA Europe Cup

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka shënuar fitoren e parë në fazën e...

Kryeqyteti kërkon hapjen e deponisë së Mirashit gjatë natës

Në konferencën e sotme për media, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati dhe...

Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë

Dhjetë orë protestë e dhunshme, përplasje me policinë dhe dëme të shumta materiale në...

Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve, mbrojtja e grave nga dhuna temë kyçe

Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës. Sipas një...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...