HomeAktualeQeveria miraton katër projektligje për bashkëpunim juridik me Suedinë dhe Belgjikën

Qeveria miraton katër projektligje për bashkëpunim juridik me Suedinë dhe Belgjikën

spot_img

Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje që synojnë forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me Mbretërinë e Suedisë dhe Mbretërinë e Belgjikës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi, duke njoftuar se tri marrëveshje janë me Suedinë, ndërsa një me Belgjikën.

Marrëveshjet me Suedinë përfshijnë ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe transferimin e personave të dënuar. Ndërkaq, marrëveshja me Belgjikën ka të bëjë me ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Sipas Gërvallës, këto marrëveshje forcojnë pozitën e Kosovës në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, zgjerojnë mundësitë për ndjekjen e krimit përtej kufijve dhe krijojnë mekanizma më të fuqishëm për zbatimin e ligjit.

“Asnjë kufi shtetëror nuk duhet të bëhet strehë për krimin, e asnjë sistem juridik nuk duhet të mbetet i vetëm përballë tij”, ka theksuar Gërvalla.

Projektligjet janë miratuar në mbledhjen e tetë të Qeverisë së Kosovës.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...