
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, ja çka u diskutua
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka:
– Miratuar listën e aplikimeve për rundin 10B të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për projektet si në vijim: Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe projektin për përmirësimin e rrjetit të transimisionit VII.
– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.02/39 të datës 3 qershor 2020.
– Aprovuar Nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për Grantin e Realizimit të Projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”.
– Ndarë mjetet financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin ICSID me Nr. ARB/17/25, Mabco Contructions.