Qeveria i mbulon shpenzimet për mërgimtarët rreth polisës kufitare
Tre milionë euro janë ndarë për mbulimin e shpenzimeve të polisës kufitare.
Vendimi u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë.
“E cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, tha ai.
Ekzekutivi i ka mbuluar shpenzimet e polisës kufitare për mërgimtarët edhe gjatë tri viteve paraprake.