Qeveria fiton ndeshjen miqësore ndaj trupit diplomatik në Kosovë
Pak orë para fillimit të #EURO2024, në Prishtinë të premten u zhvillua një ndeshje miqësore në mes të ekipit të Qeverisë së Kosovës dhe trupit diplomatik në Republikën e Kosovës.
Një ndeshje plot energji në të cilën fitues me 4 gola dolën ekipi i Qeverisë së Kosovës.
Në fund, simbolitikisht u mbajt edhe ceremonia e shpërblimeve. Medaljet u ndanë nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, ndërsa kupa për ekipin fitues u nda nga kryeministri, Albin Kurti.
Ndeshja është organizuar me iniciativë të Ambasadës së Suedisë dhe Shqipërisë, me rastin e fillimit të Kampionatit Evropian të futbollit UEFA EURO 2024, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.