HomeAktualeQeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmon se...

Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë

spot_img

Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “edhe një dëshmi tjetër e qartë” se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte “planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbisë”.

Kështu ka deklaruar Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë (REL), duke iu referuar sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të vendit, në shtator të vitit 2023, gjatë të cilit u vra një polic. Radoiçiq e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi.

Radoiçiq, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit dhe i cili është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, u pa më 9 tetor në një tubim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc, sipas pamjeve të publikuara nga televizioni në Beograd, N1.

Në pamjet e xhiruara dhe të publikuara nga televizioni N1 në Serbi, Radoiçiq shihet pranë djalit të Vuçiqit, Danilos, para sallës ku u mbajt tubimi zgjedhor në Kragujevc.

Në të njëjtin tubim ishte i pranishëm edhe djali i Vuçiqit, Danillo.

Sipas Qeverisë së Kosovës, pamjet ku Radoiçiq shihet pranë djalit të Vuçiqit, “do të duhej të ishin alarm për BE-në dhe vendet e tjera perëndimore”.

“Milan Radoiçiq jo që nuk dorëzohet tek autoritetet tona nga shteti i Serbisë për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë sonë, lëre që nuk ndiqet as nga shteti atje, por madje e shoqëron dhe e siguron djalin e presidentit atje”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Partisë Përparimtare Serbe për koment lidhur me praninë e Radoiçiqit në tubimin në Kragujevc, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Lajmet e Fundit

Gjilani ndan rrugët me trajnerin Debatik Curri

Sport Club Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri. Përmes një...

Kryetari Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se të hënën në mëngjes...

Mehaj: Jemi të përgatitur për paqe dhe luftë, kemi kapacitete mbrojtëse

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur...

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë periudhës 12–16 tetor, me...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...