Qeveria: Draftstatuti i Asociacionit është veç një non-paper

Qeveria: Draftstatuti i Asociacionit është veç një non-paper

Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Bashkimit Evropian, zyrtarë të të cilit një ditë më parë thanë se Kosova e ka pranuar në parim Draftstatutin e Asociacionit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ka thënë RTKlive se dokumenti është veç një prej shumë propozimeve.

“Statusi i draft statutit është ai i një non-paper, njëri ndër disa propozimet që janë bërë në vitet e kaluara”, tha ai.

Sipas tij, në takimin e 26 tetorit 2023 në Bruksel me kancelarin gjerman Scholz, presidentin francez Macron, kryeministren italiane Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Michel, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak, Kryeministri Kurti kishte ofruar që të nënshkruhet paketa e Marrëveshjes Bazike, përfshirë draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-ja për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike.