Qendra për arte, kulturë e inovacion në Rahovec, shumë shpejtë afër përfundimit

Qendra për arte, kulturë e inovacion në Rahovec, shumë shpejtë afër përfundimit

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e Qendrës për arte, kulturë e inovacion në Rahovec.

Kështu të paktën u shpreh ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, transmeton Klankosova.tv.

“Ky qytet së shpejti do të ketë një hapësirë kulturore të dinjitetshme, në shërbim të artistëve e publikut artdashës, të rinjve e të rejave të komunës e më gjerë”, ka shkruar ministri në Facebook.