“Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, shembull i bashkëpunimit mes komuniteteve”
Ditën e sotme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka nisur me një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka treguar nga drejtori i kësaj qendre, Benasim Mediq, u njoftua për punën dhe angazhimit e stafit.
“Ditën e fillova me vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Nga drejtori i QP Mitrovicë, Benasim Mediq, u njoftova për punën dhe angazhimin e stafit, mbarëvajtjen e rendit shtëpiak si dhe format e angazhimit të personave të dënuar”.
“Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha komuniteteve si dhe shembull i mosdiskriminimit”, ka shkruar Haxhiu.