Që nga viti 2007, 56 të arratisur nga burgjet në Kosovë

Që nga viti 2007, 56 të arratisur nga burgjet në Kosovë

Që nga viti 2007 e deri më tani, nga burgjet e Kosovës janë arratisur – ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e kalimit të fundjavës jashtë burgut – 56 persona.

Kështu bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, gjatë një konference për media sot.

Konferenca u mbajt pas ditëve të fundit janë arratisur dy persona nga burgjet: Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj.

Sipas Dibranit, Hajrizi dhe Metaj kanë pasur të drejtë të kalojnë fundjavën në shtëpi dhe ata e kanë shfrytëzuar këtë gjë, duke mos u kthyer në institucionin korrektues.