PZAP e hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër certifikimit të Listës Serbe

PZAP e hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër certifikimit të Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e hodhi poshtë si të palejuar ankesën e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kundër certifikimit të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Partia në pushtet i kërkoi javën e kaluar PZAP-it që ta shfuqizojë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe.

“Hidhet poshtë e palejuar… ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje… kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkohej anulimi i Vendimit të KQZ-së i datës 31.12.2024, dhe urdhërohej KQZ-ja të nxirrte vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e PZAP-it të enjten.