Putin: Rusia ka ekonominë më të madhe në Evropë dhe të pestën në botë

Putin: Rusia ka ekonominë më të madhe në Evropë dhe të pestën në botë

“Rusia është bërë ekonomia e parë e Evropës dhe e pesta në botë për sa i përket barazisë së fuqisë blerëse”. Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan Tass.

“Duket se ne jemi të mbytur dhe nën presion nga çdo anë, por megjithatë, ne jemi ekonomia më e madhe në Evropë. Ne lamë Gjermaninë pas dhe u ngjitëm në vendin e pestë në botë përsa i përket PBB-së në barazinë e fuqisë blerëse: Kina, SHBA, India, Japonia dhe Rusia. Ne jemi numër një në Evropë”, tha presidenti në një takim me sipërmarrësit aktivë në Lindjen e Largët të Rusisë.

“Ne e kemi lënë të gjithë Evropën prapa për sa i përket barazisë së fuqisë blerëse, por për sa i përket treguesit për frymë, duhet të punojmë më shumë. Ka ende punë për të bërë,” shtoi kreu i shtetit.