Putin: Ne do të fitojmë në Ukrainë, pa armë bërthamore. Ja si përgjigjet Zelensky
Vladimir Putin, i intervistuar në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, tha se supozonte se armët bërthamore nuk do të përdoreshin kurrë. Ai tha i bindur se do të fitojnë luftën në Ukrainë. “Disa thonë se të gjitha luftërat përfundojnë me një marrëveshje që mund të jetë një fitore ushtarake ose një humbje. Ne duam të arrijmë fitoren dhe do ta arrijmë, është e qartë.”, shtoi ai.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përballë deputetëve të Asamblesë Kombëtare Franceze tha se Putin nuk do të fitonte asnjë betejë. “A mund ta fitojë Putini këtë betejë? Jo, sepse ne nuk kemi të drejtë ta humbim atë.”, tha ai, duke shtuar se; “Ne sigurisht që mund ta fitojmë këtë betejë. Ukraina, dhe për rrjedhojë Evropa. Evropa, dhe për rrjedhojë Franca”.
Sakaq, Macron deklaroi se Franca është e gatshme të marrë pjesë drejtpërdrejt në konfliktin ushtarak në Ukrainë. Kaq mjaftoi që të reagonte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se deklaratat e Macron ishin “shumë, shumë provokuese”.
(BalkanWeb)