Putin e përshkruan partneritetin Rusi-Kinë si “të pandashëm”

Putin e përshkruan partneritetin Rusi-Kinë si “të pandashëm”

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij ka një partneritet “të pandashëm” me Kinën që do të krijojë industri të reja dhe vende pune “të mirëpaguara”.

Ai kështu u shpreh në fjalimin e tij në Ekspozitën Rusi-Kinë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Putin ka thënë se “projekte të ndërsjella në shkallë të gjerë” janë duke u zhvilluar, duke thënë se prodhuesit kinezë të makinave kanë hyrë në tregun rus dhe planet për të ndërtuar aeroplanë dhe helikopterë me rreze të gjatë janë duke ecur përpara.

Ai tha gjithashtu se vendi i tij mirëpret dhe është i gatshëm të ofrojë mbështetje për bizneset kineze që krijojnë prodhim në Rusi.

Putin tha gjithashtu në forumin tregtar se aleanca e dy vendeve vepron si një garantues për sigurinë energjetike, shkruan BBC.