Pushojnë hetimet ndaj Halil Çadrakut

Pushojnë hetimet ndaj Halil Çadrakut

Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar të zhvilluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, hetimet ndaj klientit të tij Halil Çadraku, janë pushuar.

“Ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për z. Çadraku dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë. Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit. Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tonë. Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një shembull i rëndësisë së respektimit të të drejtave të individit dhe zbatimit të drejtësisë së paanshme në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftimin e avokatit Koci.