
Publikohet 11-shja startuese e Kosovës ndaj Islandës
Franco Foda tashmë ka vendosur se si do ta nis përballjen ndaj Islandës.
Në këtë duel të vlefshëm për fazën ‘Play-Off’ të Ligës së Kombeve, Kosova paraqitet me këtë 11-she:
Në portë, Aro Muriq, mbrotja kompletohet nga dy qendrat, kapiteni Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova, mbështetur nga krahët që përbëhen prej Leart Paqaradës dhe Mërgim Vojvodës.
Valon Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj janë dyshja qëndrore e mesfushës, kurse Kosova sulmon para me Ermal Krasniqin, Milot Rashicën, Donat Rudhanin dhe qenërsulmuesin, Vedat Muriqi.
Kjo është përballja e parë e cila me fillim në orën 20:45, zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kurse ballafaqimi i kthimit, luhet në Islandë, raporton Klankosova.tv.
Triumfuesi do të garojë në Ligën B, në edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League, kurse humbësi një rang më poshtë.