Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt
Ish-legjenda e boksit, Lennox Lewis, ka ndarë me tifozët një pamje të paparë më herët në meçin mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk, më saktësisht nga raundi i nëntë.
Usyk e mposhti Furyn me vendim të ndarë të gjyqtarëve në Riad të Arabisë Saudite, për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks që nga koha e Lewis.
Fury ishte më i mirë në raundet e para, por pika e kthesës erdhi në raundin e nëntë.
Usyk i dhuroi disa goditje të njëpasnjëshme Furyt në kokë duke bërë që ‘Gypsy King’ të lëkundej rreth ringut, dhe vetëm litarët e shpëtuan atë nga rrëzimi.
Gjyqtari më pas e ndali meçin duke i dhuruar numërimin Furyt, një vendim i diskutueshëm që bëri që shumë tifozë dhe ekspertë të besojnë se ai ia mohoi Usykut nokautin.
Fury më pas ishte në gjendje që ta rikuperonte qetësinë e tij në tri raundet e mbetura, por momentumi i kishte ikur dhe humbi me vendim të ndarë të gjyqtarëve.
Kjo humbje i shkaktoi Furyt që t’i prishej rekordi si i pamposhtur dhe ia pamundësoi shansin që të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, që prej se Lennox Lewis e mposhti Evander Holyfieldin në 1999.
My first reaction to Rnd 9 of #FuryUsyk plus a few bonus reactions. #Ringoffire #RiyadhSeason pic.twitter.com/spe2lke2lX
— Lennox Lewis, CBE, CM (@LennoxLewis) May 20, 2024