
Publicisti Artur Zheji ndërroi jetë sot në Sarandë
Publicisti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në një restorant pranë rrugës “Butrinti”.
Sipas policisë, ai është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit drejt spitalit, raporton Ballkanweb.
