
PSG shkruan historinë, merr Championsin e parë
PSG mundi 5-0 Interin në finalen e Champions.
Tashmë PSG ka emrin e tij si fitues në historinë e Champions.
Skuadra e Luis Enrikes bëhet e dyta në Francë, që fiton trofeun më prestigjioz europian, pas Marsejës.
Në krye është Real Madrid me 15 trofe të fituar dhe Milani vazhdon të ndjekë me 7 Champions.
Bajerni dhe Liverpuli ndërkohë kanë nga gjashtë trofe.