
PSG mund të përballet me sanksione serioze për borxhin ndaj Mbappes
Liga Profesionale Franceze e Futbollit ka mandatuar Paris Saint-Germainin që të paguajë 55 milionë euro në pagat e papaguara dhe bonuset që i detyrohen sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe. Këto pagesa lidhen me kontratën që Mbappe ka përfunduar në verën e vitit 2024.
Ekipi ligjor i Mbappes ka depozituar tashmë një çështje në Komisionin e Lartë të Apelimit të Federatës Franceze të Futbollit, i cili pritet të caktojë së shpejti seancat, raporton Telegrafi.
Për më tepër, PSG mund të përballet me sanksione nga UEFA për shkelje të mundshme të rregulloreve të Licencimit të Klubeve dhe Fair Playt Financiar.
Sipas këtyre rregulloreve, klubet që marrin pjesë në kompeticionet evropiane nuk duhet të kenë borxhe të papaguara ndaj punonjësve që nga data 15 korrik, 15 tetor ose 15 janar.
Përfaqësuesit e Kylian Mbappe kanë thënë se presin një vendim të drejtë nga UEFA, një vendim që përputhet me rregullat ekzistuese