Pse duhet të jetë Ramush Ahmetaj deputet i Kuvendit të Kosovës

Pse duhet të jetë Ramush Ahmetaj deputet i Kuvendit të Kosovës

Ramush Ahmetaj është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Është familjar i mirë, organizator dhe kordinator i shkëlqyeshëvm i punëve në familje.

Bamirësia është vyrtyt i tij dhe i vëllëzërve të tij. Ka korrë suksese në biznes, me kalimin e kohës u bë afarist i sukseseve të mëdha.

Me të gjithë vëllëzërit ka qenë i angazhuar në çlirimin e Kosovës. Ka pasë pozita të larta në shoqëri që i ka kryer me ndershmëri. Për 20 vite kundër korrupcionit dhe padrejtësive që ju bënë njerëzve të pafuqishëm.

Është i përkushtuar për ndryshime të mëdha, gjithmonë ka punuar që politikën ta sjellë më afër realitetit. Ata që do ta votojnë nuk do të zhgënjehen.

Me përkrahësit e tij, është i përcaktuar që të sjellë frymë të re dhe ndryshime pozitive në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha; “Gjatë mandatit tim, nëse e marr besimin e votuesve, do të merrem me përkushtim, në zgjedhjen e halleve të popullit”.

Ai tha; “Para se të merrja vendimin për tu kandiduar për deputet u mendova gjatë dhe u konsultova me shumë ekspert të fushave të ndryshme se çka mund të kontriboj nese zgjedhem deputet”.

Ai tha; “Parim i imi ka qenë dhe është të mbretëron sundimi i ligjit e jo i pushtetit”.

Ai tha: “Nëse zgjedhem deputet, do të punoj me ekspert të fushave të ndryshme për ta lidhur diasporen me Kuvendin e Kosovës dhe do të krijojmë kushte dhe mundësi për inkorporimin e biznismenëve të mërgatës tonë në Kosovë dhe Shqipëri për të filluar ndërtimin e korporatave të përbashkëta në biznese të ndryshme”.

“Sukseset do t’ja atribojmë Kosovës”, tha Ahmetaj.