PSD-ja me aksion para Kuvendit të Kosovës: “Nën hetim”

PSD-ja me aksion para Kuvendit të Kosovës: “Nën hetim”

Parti Socialdemokrate të premten ka mbajtur një aksion protestues. Në thumb të kritikës dhe kundërshtimit ishte “Byroja e Partisë”.

“Secili është i dyshuar përderisa nuk e provon pafajësinë, – kështu mund të formulohet përmbysja e prezumimit të pafajësisë. Në parim je i dyshuar, pastaj shohim. Nëse nuk dëmtohesh, shantazhohesh për t’u nënshtruar. Sot, Kuvendi i Kosovës e ka në rend dite për miratim njërin prej ligjeve që më së miri i dëshmon tendencat e pushtetit për kontroll dhe shantazh. Po na thonë se kështu po e luftojmë korrupsionin. Nëse qëllimi qenka lufta kundër korrupsionit, çfarë kuptimi ka shtrirja e fushëveprimit të ligjit te mësuesit, arsimtarët, mjekët, infermierët, deri te punëtorët teknik nëpër shkolla a institucione?!”, është thënë në aksionin e PSD-së, duke shtuar se asnjë nga këto kategori nuk menaxhojnë me fonde, me taksa të qytetarëve.

“E vërteta është se lufta antikorrupsion po përdoret për t’i shtrirë tentakulat në mbarë strukturën shoqërore. Kjo Byro nuk është byroja për antikorrupsion, është Byroja e Partisë kundër lirisë së njerëzve. Ky ligj nuk duhet të kalojë, sepse liria do të triumfojë përkundër Partisë, përkundër linçimit e shantazhit”, theksohet në aksionin e PSD-së.