Protestohet kundër vendimit të Apelit për rastin e Marigona Osmanit
Para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë ka nisur një protestë.
Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në kundërshtim të vendimit të Gjykatës së Apelit për ta rigjykuar rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.
Në këtë protestë po marrin pjesë edhe familjarë të Marigonës.
I akuzuari kryesor Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vite.