Protesta në Serbi, opozita: Vjedhja e zgjedhjeve do të diskutohet në PE

Protesta në Serbi, opozita: Vjedhja e zgjedhjeve do të diskutohet në PE

Mijëra mbështetës të opozitës në Beograd përsëritën thirrjen që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit të kaluar të zhbëhen. Partia populiste Progresive Serbe shpalli fitoren në dhjetor, por liderët e opozitës e akuzojnë se po përfiton nga kontrolli i mediave, influenca e presidentit Vuçiç dhe blerja e votave.

“Kjo është protesta e parë pas ndërprerjes për Vitin e Ri dhe Krishtlindjes. Deputetja Marinika Tepić u foli qytetarëve në emër të listës Serbia Kundër Dhunës, e cila ishte në grevë për shkak të mosnjohjes së rezultateve zgjedhore. Organizatorët thonë se këto protesta po mbahen për shkak të vjedhjes së votave dhe parregullsive të tjera dhe kërkojnë që zgjedhjet të anulohen në të gjithë nivelet”, tha Ana Mihaljčić, Euronews.

Koalicioni opozitar kërkon gjithashtu mbështetje ndërkombëtare, me argumentin se, nëse e humbet këtë betejë nuk do të ketë zgjedhje të tjera. Presidenti Vučić i ka hedhur poshtë kritikat e opozitës, duke i akuzuar organizatorët për përpjekje për destabilizimin e vendit.