
Protesta e studentëve/ Vuçiç “braktiset” nga forcat e sigurisë, njësitë policore refuzojnë të rrahin protestuesit
Ndërkohë që protesta e sotme shihet si më problematikja dhe një test i vërtetë për pushtetin e Vuçiç, presidenti serb duket se po përballet me probleme edhe në radhët e forcave të rendit.
Mediat serbe raportojnë se një numër efektivesh kanë refuzuar të jenë në protestë, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se nuk do të konfrontohen fizikisht me qytetarët nëse një skenar i tillë bëhet i mundshëm.
“Natyrisht që diçka po ndodh në departamentin e policisë. Zakonisht në një tubim të tillë nxirret së pari xhandarmëria. Ne po marrim informacione se disa njësi policore kanë refuzuar të rrahin qytetarët, ose se nuk kanë dashur të dalin në rrugë për të shmangur pjesëmarrjen në një skenar të tillë. Është e qartë se diçka po ndodh në polici”, raporton N1.