
Promovohet libri “Enciklopedia Imagjinare” e profesorit Bajram Kosumi
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” këtë të martë është promovuar post romani i profesorit universitar Bajram Kosumi. Libri më i ri i tij ka 771 faqe.
E duke pasur parasysh që post romani i profesorit universitar Bajram Kosumi “Enciklopedia Imagjinare” është voluminoz për nga përmbajtja, frika që lexuesit mund të hezitojnë në leximin e tij ekziston.
Megjithëkëtë autori i kësaj vepre në ditën e promovimit në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” ka një mesazh.
“Lexoni vetëm 50 faqet e para edhe skeni me mujt me u ndalë duke e lexu”, tha Kosumi. Ai tregoi më shumë rreth përmbajtjes së librit.
E sipas profesorit të letërsisë shqipe, Agim Vinca për këtë vepër duhet të bëhen më shumë se promovime.
Edhe profesori i letërsisë, Mexhan Avdyli, që ishte ndër lexuesit e parë të këtij post romani tregoi se i mbeti mendja te libri.
Kolegu i tyre, Ag Apolloni që ishte folësi i tretë në këtë promovim shfrytëzoi foltoren për të ironizuar me të zgjedhurit e popullit. Për të gjithë të interesuarit, autori tregoi vendin ku mund të blihet libri.