Prokuroria Speciale shenjëstron pesë raste të reja

Prokuroria Speciale shenjëstron pesë raste të reja

Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur sot takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi janë shenjëstruar pesë raste të reja për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë ka të bëjë me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Rasti i dytë ka të bëjë me veprat penale: “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti i tretë ka të bëjë me veprat penale: “Falsifikimi i parasë”, “Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpërlarja e parave”.

Rasti i katërt ka të bëjë me veprat penale: “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpërlarja e parave”.

Ndërkaq, rasti i pestë ka të bëjë me veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.

Në këto raste, janë të përfshirë 24 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe sasi e konsiderueshme e pareve të falsifikuara.