Prokuroria Speciale po e interviston Dejona Mihalin

Prokuroria Speciale po e interviston Dejona Mihalin

Prokuroria Speciale është duke intervistuar Koordinatoren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin.

Sipas raportimeve të mediave, të cilat kanë publikuar edhe pamje ku shihet Mihali duke hyrë në objektn e Prokurorisë, intervistimi i saj ka filluar në orën 09:30.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale për të konfirmuar intervistimin e saj dhe arsyen pse po intervistohet e në çfarë cilësie, mirëpo deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.