Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për fajde e vepra të tjera penale

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për fajde e vepra të tjera penale

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër pesë të personave për disa vepra penale.

Sipas njoftimit, të pandehurit N.S., A.S., B.S., Sh.S dhe J.F., kanë kryer veprat penale “fajde”, “shpëlarja e parave”, “kanosja” dhe “pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

“Rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes”, thuhet në njoftimin e Speciales.