Prokuroria ngre aktakuzën e dytë  kundër ish-kryeshefit të KEK-ut dhe dy të tjerëve

Prokuroria ngre aktakuzën e dytë kundër ish-kryeshefit të KEK-ut dhe dy të tjerëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzën e dytë kundër ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Nagip Krasniqi.

Ai, së bashku me dy persona tjerë, me inicialet, Y.D dhe I.Z., akuzohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulim të fshehtësisë zyrtare, dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ata dyshohen që me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë të 37 milionë eurove.

Prokuroria pati ngritur aktakuzën e parë kundër Krasniqit në gusht të këtij viti.