Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 14-vjeçares në Drenas
Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunimi”.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Mirëmëngjesi i nderuar, ju njoftojmë se Prokuroria ka paraqitur kërkesë per caktimin e masës se paraburgimit ndaj te miturit, për shkak te vepres penale “Dhunimi”, ne gjykaten kompetente”, u shpreh Ulaj.
Rasti ka të bëjë me një ngjarje në Drenas, ku dyshohet se një 14-vjeçare është dhunuar.