Profesoresha Emine Daci – Zejnullahu i bashkohet AAK-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur në parti prof. dr. Emine Daci – Zejnullahu.
“Ekspertiza juaj në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përvoja e pasur në organizatat ndërkombëtare si dhe kontributi juaj në arsimin e lartë, janë vlera që i duhen shumë vendit. Kosova Fituese po forcohet çdo ditë me personalitete të këtij kalibri për të sjellë ndryshimin e vërtetë në qeverisjen e vendit. Me Prof. Dr. Eminen dhe mbarë ekipin tonë, jemi bashkuar të ndërtojmë një Kosovë që krijon mundësi për të gjithë, një Kosovë lidere të zhvillimit rajonal dhe anëtare të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.