HomeAktualeProdhimi i kokainës arrin nivele rekorde

Prodhimi i kokainës arrin nivele rekorde

spot_img

Prodhimi global i kokainës ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me një dekadë më parë.

Sipas Raportit Botëror për Drogat 2026 të Kombeve të Bashkuara (OKB), gjatë vitit 2024 në botë janë prodhuar rreth 4100 tonë kokainë e pastër, një sasi rekord që është rreth katër herë më e madhe se ajo e prodhuar para dhjetë vitesh.

Rritja e prodhimit lidhet kryesisht me zgjerimin e kultivimit të bimës së kokës në disa zona të Amerikës së Jugut, si dhe me kapacitetet gjithnjë e më të mëdha të organizatave kriminale për përpunimin dhe shpërndarjen e drogës në tregjet ndërkombëtare.

Raporti i OKB-së paralajmëron se tregu global i drogës po zgjerohet me shpejtësi, ndërsa grupet kriminale po përdorin rrjete më të sofistikuara të transportit dhe shpërndarjes.

Kërkesa e lartë në tregjet e Evropës, Amerikës së Veriut dhe rajoneve të tjera ka ndikuar në rritjen e prodhimit dhe qarkullimit të kokainës, raporton Telegrafi.

Ndërkohë, kanabisi vazhdon të jetë droga ilegale më e përdorur në botë. Numri i personave që e përdorin atë është rritur me rreth 40 për qind gjatë dekadës së fundit, duke e mbajtur kanabisin në krye të listës së substancave me përhapjen më të madhe.

Ekspertët e OKB-së theksojnë se rritja e prodhimit dhe konsumit të drogave paraqet sfida të mëdha për shëndetin publik, sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Sipas tyre, rritja e furnizimit me drogë ka krijuar një treg global më të madh dhe më të vështirë për t’u kontrolluar.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...