HomeAktualeProdhimi dhe eksporti i Trepçës rriten me 25.5 për qind

Prodhimi dhe eksporti i Trepçës rriten me 25.5 për qind

spot_img

Kombinati Trepça ka shënuar rezultatet më të mira ndonjëherë në prodhimin dhe eksportin e koncentrateve të plumbit (Pb) dhe zinkut (Zn), gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga ndërmarrja, Njësitë Biznesore Stantërg dhe Kishnicë kanë realizuar gjithsej 4,961.52 ton prodhim dhe eksport të koncentrateve, duke vendosur një rekord të ri në historinë e tyre.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, prodhimi dhe eksporti janë rritur për 25.5 për qind, ndërsa në raport me vitin 2024 rritja arrin në 74.3 për qind.

Të dhënat tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 janë prodhuar dhe eksportuar 2,846.32 ton, në vitin 2025 kjo shifër është rritur në 3,953.19 ton, ndërsa në vitin 2026 ka arritur në 4,961.52 ton, niveli më i lartë i regjistruar deri më tani.

Nga Trepça e kanë vlerësuar këtë rezultat si një sukses të rëndësishëm për sektorin minerar, duke theksuar se ky rekord dëshmon për rritjen e vazhdueshme të prodhimit dhe performancës së ndërmarrjes.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...