Probleme shëndetësore për kryeministrin izraelit, Netanyahu i nënshtrohet një operacioni
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni nën anestezi të plotë të dielën pasi u diagnostikua me një hernie, sipas një deklarate nga zyra e tij.
“Mbrëmë, gjatë një ekzaminimi rutinë, kryeministri Benjamin Netanyahu zbuloi se kishte një hernie. Në konsultim me mjekët e tij, u vendos që pas përfundimit të punës sot kryeministri do të shtrohej në spital për një operacion hernie”, thuhet në deklaratën të qeverisë. Në deklaratë thuhet gjithashtu se operacioni do të kryhet nën anestezi të plotë.
Zëvendëskryeministri izraelit dhe ministri i drejtësisë, Yariv Levin, do të jetë kryeministër gjatë kohës së operacionit.