Prizren: Qytetari dorëzon në polici kuletën e humbur me mbi 500 euro brenda
Një qytetar nga Prizreni me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 Lekë shqiptare, para metalike prej 1 dollari amerikan si dhe dokumente personale.
Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren .
Personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë.
Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren, njofton policia.