Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Merdara deri në 5 orë, kolona 4 kilometra

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Merdara deri në 5 orë, kolona 4 kilometra

Po vazhdojnë edhe sot pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova.

Pritjet më të mëdha janë në pikën kufitare në Merdarë, të cilat janë deri në pesë orë, ku kolona është deri në katër kilometra.

Deri në dy orë pritjet janë edhe te Dheu i Bardhë dhe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, pritje deri në një orë e gjysmë ka në Mutivodë kurse në Jarinjë deri në 45 minuta.