Prishtinë, gjendet pa shenja jete një person në kulmin e shtëpisë së tij
Një person është gjetur pa shenja jete në kulmin e shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.