HomeSportPrishtina triumfon ndaj Ballkanit, Dukagjini dhe Drenica ndajnë pikët

Prishtina triumfon ndaj Ballkanit, Dukagjini dhe Drenica ndajnë pikët

spot_img

Java e dhjetë e Albi Mall Superligës së Kosovës është mbyllur me dy ndeshje interesante, ku Prishtina triumfoi në udhëtim ndaj Ballkanit, ndërsa Dukagjini dhe Drenica barazuan në përballjen e tyre në Klinë.

Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini dhe Drenica luajtën baras 1:1 në ndeshjen e zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Skuadra vendase e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e pestë me golin e Elton Basrit.

Megjithatë, rrjedha e takimit ndryshoi në minutën e 15-të, kur Kushtrim Gashi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër, duke e lënë Dukagjinin me një lojtar më pak.

Drenica shfrytëzoi epërsinë numerike dhe arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 20-të, kur Agim Zeka realizoi për 1:1. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Ndërkaq, më herët Prishtina shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 në Suharekë.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi talenti Rin Ahmeti në minutën e 52-të. Pas rishikimit të situatës në VAR, goli u konfirmua, duke i dhënë epërsinë skuadrës nga kryeqyteti.

Prishtina mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 75-të, kur mbrojtësi Diar Halili u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Ballkani tentoi deri në fund të gjente golin e barazimit, por Prishtina arriti ta ruante epërsinë dhe t’i arkëtonte tri pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Prishtina vazhdon serinë pozitive dhe mbetet skuadra e vetme në Superligë pa humbje. Kryeqytetasit kanë 23 pikë, aq sa Malisheva, që kryeson tabelën, por Prishtina ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër kampiones në fuqi, Dritës. Ndërkohë, Ballkani mbetet në pozitën e gjashtë me 13 pikë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...