Prishtina prek finalen e Superkupës
Sigal Prishtina është finaliste e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Skuadra nga kryeqyteti e mposhti Pejën, me plot 11 pikë epërsi.
Ndeshja përfundoi me rezultat 91:80.
Diferenca u bë çerekun e katërt, ku pejanët u “dorëzuan”.
MVP i ndeshjes ishte Damire Burns i Sigal Prishtinës me 15 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime.
Sigal Prishtina në finale do të përballet të mërkuren me fituesin e gjysmëfinales tjetër Trepça – Ylli.