
Prishtina njofton për largimin e tre futbollistëve
Fituesi i Kupës së Kosovës, FC Prishtina, ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me tre futbollistë, dy nga ta të huaj.
Bëhet fjalë për lojtarët si Dashmir Elezi, Ronald Sobowale dhe Junior Ngatta.
Sipas njoftimit, Elezi dhe Sobowale, më marrëveshje të dy anëshme i kanë shkëputur kontratat, ndërkohë Ngattas i ka përfunduar kontrata që kishte me klubin kryeqytetas.
Në sezonin e rregullt, skuadra nga kryeqyteti e përfundoi në vendin e gjashtë me 48 pikë.
Njoftimi:
FC Prishtina njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët 𝐃𝐚𝐬𝐡𝐦𝐢𝐫 𝐄𝐥𝐞𝐳𝐢, 𝐑𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐒𝐨𝐛𝐨𝐰𝐚𝐥𝐞 dhe 𝐉𝐮𝐧𝐢𝐨𝐫 𝐍𝐠𝐚𝐭𝐭𝐚.
Elezi dhe Sobowale, më marrëveshje të dy anëshme i kanë shkëputur kontratat, ndërkohë Ngattas i ka përfunduar kontrata.
Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre në edicionin që përfundoi me triumfin në Kupën e Kosovës dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre.