Prishtina me tre gola “i jep fund” Ferizajt
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së tretë të Superligës në futboll.
Ishte Ferizaj ai që priti Prishtinëm në vendin e tij, por që pësoi me humbje.
Pjesa e parë përfundoi në avantazh për bardhë e kaltrit, me dy gola e Sunday Akinbule.
Pjesa e dytë u zhvillua më fuqishëm, ku në minutën e 61′ Ferizaj ngushtoi diferencën me Prishtinës, por menjëherë në minutën e 77′, Muja realizon golin e qetësisë.
Kjo fitore, është e para për Prishtinën në këtë sezon.