Homeballine 2Prishtina fituese e Superkupës Kosovë–Diasporë

Prishtina fituese e Superkupës Kosovë–Diasporë

spot_img

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës, Prishtinë, ka fituar trofeun Superkupës Kosovë–Diasporë, pasi ka shënuar fitore ndaj fitueses së Kupës së Diasporës, FC Kosova nga Gjenevë, pas penalltive (4:3), pasi koha e rregullt u mbyll 2:2, në ndeshjen e zhvilluar në Gjenevë, me organizim të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër dhe mbështetje të FFK-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, me pjesëmarrjen e një numri të madh bashkatdhetarësh, të cilët përveç futbollit shijuan edhe programin artistik me këngë e valle kombëtare.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i pranishëm në këtë ngjarje, u nderua me titullin “Ambasador Nderi” për kontributin dhe angazhimin e palodhur në avancimin e futbollit shqiptar, teksa ai vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të Diasporës në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, si dhe në mbështetjen e futbollit kosovar në rrugëtimin drejt UEFA-s dhe FIFA-s dhe progresit të tij të vazhdueshëm.

Ndeshja ishte mjaft interesante dhe e baraspeshuar. Liridon Bajrami kaloi Kosovën e Gjenevës në epërsi nga penalltia në minutën e 12-të. Lorik Mehmeti barazoi shifrat në minutën e 39-të, kur përfitoi nga topi i dëbuar nga portieri Amine Zahi që priti penalltinë e Blend Baftiut. Karim Ait riktheu epërsinë për Kosovën e Gjenevës, në minutën e 64-t, me një gjuajtje nga brendësia e zonës. Por, Prishtina shmangu humbjen në fund, kur Leotrim Kryeziu realizoi nga penalltia, në minutën e 83-të, pasi paraprakisht ndaj Dren Zeqirit u shkaktua faull brenda zonës.

Kësisoj, fituesi u përcaktua nga gjuajtjet e penalltive, ku më të saktë u treguan futbollistët e Prishtinës, duke fituar 4:3, me rezultat të përgjithshëm 6:5.

Në fund, presidenti Agim Ademi dhe kryetari i UKSHFZ-së, Feti Demolli, ndanë trofeun dhe medalje, duke kurorëzuar një ditë feste e bashkimi për futbollin kosovar dhe diasporën shqiptare.

Lajmet e Fundit

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, Agim Ademi: Përherë në kujtimet tona, përherë legjendë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përkujtuar legjendën e futbollit...

Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votuar brenda partive

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon. Sipas përditësimit të fundit...

E marta me mot veror, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e martë do të karakterizohet nga...

Planet e KQZ-së: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...