HomeAktualePrishtina e Re fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Prishtinës

Prishtina e Re fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Prishtinës

spot_img

Prishtina e Re ka shënuar fitore në kuadër të javës së 33-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Prishtinën, me rezultat 3:2, në një ndeshje me përmbysje dramatike.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por goli i vetëm erdhi në kohën shtesë. Pas një ndërhyrjeje me dorë në zonë, gjyqtari akordoi penallti për Prishtinën, të cilën Leotrim Kryeziu e shndërroi në gol për epërsinë 0:1.

Në fillim të pjesës së dytë, Prishtina e shtoi avantazhin. Dren Zeqiri asistoi për Ardian Mujën, i cili realizoi për 0:2.

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt. Ibrahim Kargbo shënoi për 1:2, duke rikthyer ndeshjen në lojë dhe duke rritur intensitetin në fushë.

Momenti kyç i takimit erdhi pas përjashtimit të Arjol Bllacës, i cili u ndëshkua me karton të kuq vetëm pak minuta pas inkuadrimit, duke e lënë Prishtinën me një lojtar më pak.

Prishtina e Re e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe arriti të barazojë shifrat në 2:2, pas një tjetër penalltie, të realizuar nga Nedim Mekic.

Përmbysja u kompletua në minutën e 77-të, kur Ibrahim Kargbo realizoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje, duke vulosur fitoren 3:2 për skuadrën e Prishtinës së Re.

Pas kësaj humbjeje, Prishtina mbetet në vendin e katërt me 45 pikë, por me shpresa më të vogla për sigurim të pozitës që dërgon në Evropë, ndërsa Prishtina e Re, me 31 pikë, vazhdon të mbajë gjallë shpresat, sado të vogla, për mbijetesë në elitë.

Kjo ndeshje u zhvillua në mesjavë për shkak se Prishtina do të luajë Superkupën Kosovë Diasporë ndaj Kosovës së Cyrihut, ndërsa ndeshjet e tjera zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...