Prishtina e ndal Ballkanin, Malisheva dhe Drita barazojnë në ‘Liman Gegaj’
Kanë përfunduar dy ndeshjet në Superligën e Kosovës.
Të dy takimet janë mbyllur me shifra të barabarta.
Prishtina dhe Ballkani barazuan me rezultat 0 me 0, kurse Malisheva dhe Drita e përfunduan takimin me rezultat 1 me 1.
Këto dy rezultate më së shumti i konvenojnë skuadrës së Llapit, skuadër kjo që në rast të fitores në ndeshjen e nesërme ndaj Lirisë, do të jetë lidere e Superligës.